Lajme

Biden tha se Rusia do sulmonte një vend të NATO-s, Putin: Kjo është marrëzi

Presidenti Vladimir Putin e ka quajtur marrëzi pretendimin e presidentit të SHBA, Joe iden, i cili tha e nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë do sulmojë dhe një vend të NATO-s.

Putin e ka quajtur këtë një “marrëzi absolute”, teksa tha se Rusia nuk ka asnjë interes të luftojë aleancën ushtarake të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Presidenti amerikan paralajmëroi në fillim të këtij muaji se nëse Putini fiton luftën në Ukrainë atëherë Rusia do të sulmojë një vend të NATO-s.

“Kjo është absolutisht e pakuptimtë dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë. Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes, as interes gjeopolitik, as ekonomik, politik e as ushtarak për të luftuar me vendet e NATO-s,” tha Putin në një intervistë të transmetuar sot nga televizioni shtetëror Rossiya.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo