ShowBizzz

Bieta Sulo flet për fëmijërinë e saj: Jetonim 5 vetë në një dhomë e kuzhinë

Ditën e djeshme, në emisionin “Ftesë në 5” temë diskutimi ishte një studim i cili tregonte se 70% e të rinjve shqiptarë nuk kanë një dhomë të tyren, por flenë në kuzhinën e shtëpisë së prindërve.

Vetë moderatorja tregoi se kur ka qenë e vogël ka jetuar në një shtëpi bashkë me gjyshen.

“Unë jam fëmijë i viteve 85 dhe në atë kohë kishim edhe gjyshen në shtëpi. Jetonim vetë i pestë në një shtëpi dhomë e kuzhinë. Tani kanë kaluar kaq shumë vite dhe situata duket se s’ ka ndryshuar në Shqipëri. Ju duket mirë kjo situatë?”, ishte kjo pyetja që nxiti më tej debatin.

Të ftuarit ishin Gaz Ujkashi, Jetona Koçibelli, Xhoi Jakaj e Albi Lushi, ndërsa u përfshi edhe vetë moderatorja.