ShowBizzz

“Big Brother”/ Kristi ndërron banorët: Miri shkon te shpella, Gimbo në shtëpi

Si lider i kësaj jave i shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Vëllai i Madh i dha dje Kristit një vendim mjaft të rëndësishëm për lojën.

Ai do zgjidhte që të ndërronte një banor të ‘shpellës’ me një banor tjetër të shtëpisë.

“Kristi, si lider i shtëpisë, Vëllai i Madh të jep mundësinë të bësh një shkëmbim. Mund të kthesh në shtëpi një prej banorëve të shpellës, duke dërguar atje një prej banorëve të shtëpisë. Zgjedhja nuk ndikon në televotim, duhet ta bësh tani”, shkruhej në zarfin e bardhë.

Kristi nuk mendoi gjatë për banorët që do të ndërronte me njëri-tjetrin, ai dërgoi Mirin te ‘shpella’ dhe solli në shtëpi Gimbon.

“Duke parë gjatë gjithë kohës në shtëpi dhe nëpër këto situata që kanë ndodhur kohët e fundit, ka pasur vetëm një banor që nuk reagon dhe nuk e dihet se ku e ka mendjen. Është i stresuar, e ka shprehur një ‘ma ki kujdes, mos ma ki kujdes’. Më vjen keq për këtë banor që nuk po gjen qetësi këtu brenda. Meqenëse nuk po gjen dot rehati dhe qetësi se e mundon një gjë. Është në siklet lumadhi, por nuk po di ç’po bën se e ka mendjen në tjetër vend e nuk është këtu brenda, Miri vazhdo të shkon te shpella dhe dua Gimbon këtu brenda”, u shpreh Kristi kur dha vendimin e tij.

Të Ngjashme