Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qenë të pranishëm në premierën e filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, “5 Herë Jo”, ku kanë dhënë edhe një intervistë të shkurtër.
Si një nga banorët më të bujshëm i cili “mbajti trofeun” e sezonit të dytë të BBV, Luizi është pyetur nëse është gati ta lëshojë këtë trofe tashmë që sezoni i tretë është në prag të nisjes.
Gazetari: A ke emocione që po fillon “Big Brother” dhe ti ke trofeun e “Big Brother VIP 2”?
Luizi: Nuk e lëshoj trofeun, kush ma merr mua?
Kiara: Një lloj emocioni është sepse po të mendosh para 1 viti që ishim duke u bërë gati për t’u futur në shtëpinë më të famshme, sigurisht që është emocion. Edhe një lloj nostalgjie. Kemi njohur njëri-tjetrin dhe n’a ka ndryshuar jeta komplet, brenda 1 viti.
Luizi: E di çfarë domethënë me lëshuar trofeun? Me lëshuar Kiarën, nuk e lëshoj. Kush do me e marrë, veç të thotë ‘Luiz a e pranon ftesën për në Big’, e flasim.
lokimagazine