ShowBizzz

Big Mama pos lukthit ka operuar edhe diçka tjetër

Fillimisht për të u fol se vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit, por këngëtarja vendosi të sqaronte një herë e mirë të gjitha thashethemet.

Ajo tregoi se iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tëmthit, prej të cilit vuante prej kohësh, shkruan “Kosovarja”.

 

“Unë isha në Turqi, fillimisht për një pjesë të emisionit tim e më pas më dolën edhe disa punë e vështirësi të tjera. Isha në një klinikë kirurgjikale, kam operuar lukthin, domethënë e kam zvogëluar atë dhe gjatë analizave mjekët kanë konstatuar se duhej të hiqja edhe tëmthin për shkak se rrezikoja”, sqaroi këngëtarja në janar të 2017-s.

Sot, Big Mama shkëlqen me linjën e re dhe gëzon shendet të plotë.