Aksidentet rrugore vijojnë të shkaktojnë viktima dhe të plagosur në këtë fillimviti. Kjo e shtunë, 6 Janar, ka qenë e zezë për vendin tonë.
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidenteve automobilistike. Dita e sotme nisi me aksidentin e rëndë në Rrgugën e Kombit. Rreth orës 10:00 të paradites disa automjete u përfshinë në aksident dhe aksi rrugor u bllokuar plotësisht. Si pasojë një person mbeti i plagosur i cili menjëherë u dërgua drejt spitalit ku dhe mori ndihmën e nevojshme mjekësore.
LEXO EDHE: Makina në aksin Fushë Krujë-Tiranë përplas babë e bir, vdes 4-vjeçari
Ndërkohë, mbrëmje ne sotme një tjetër aksident i rëndë u regjistrua në aksin rrugor Fushë Krujë- Tiranë. Në afërsi të fshatit Tapizë, Erlis Beqja teksa po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz” përplasi babë e bir. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital 4-vjeçari, ndërsa i ati mbeti i plagosur.
LEXO EDHE: Përplasi për vdekje 4-vjeçarin, shoferi e çoi në spital dhe u dorëzua në Polici
Vetëm pak minuta pas këtij aksidenti një tjetër person humbi jetën në Tiranë. Në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut mjeti me drejtues shtetasin A.B, 23-vjeç përplasi për vdekje një 55-vjeçar.
“Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë”, njoftoi Policia.
LEXO EDHE: Makina përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo