Meghan Markle dhe Prince Harry pritet të udhëtojnë muajin e ardhshëm në Australia për disa aktivitete publike.
Meghan do të jetë mysafire nderi në një event tre-ditor për gra në Sydney, ku do të mbajë një fjalim në një darkë gala.
Çmimet e biletave për këtë event kanë shkaktuar reagime në rrjet.
Meghan Markle
Paketa bazë për fundjavën kushton rreth 1665 euro dhe përfshin qëndrimin në hotel buzë detit, pjesëmarrjen në aktivitete si joga, meditimi dhe festa.
Ndërsa biletat VIP, që kushtojnë rreth 1973 euro, u japin pjesëmarrësve vende në rreshtat e parë në darkën gala dhe mundësinë për një foto grupi me Meghan, për të cilën paguhet rreth 308 euro shtesë për person.
Ndërkohë, në media është rikujtuar edhe një pretendim nga libri “Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown” i gazetarit Valentine Low, ku thuhet se gjatë vizitës së parë të çiftit në Australi në vitin 2018 Meghan ishte shprehur e habitur që nuk paguhej për takimet me publikun.
Gjatë këtij udhëtimi, edhe princi Harry do të marrë pjesë në aktivitete publike.
Meghan Markle dhe Princi Harry
Ai pritet të mbajë një fjalim në një samit për shëndetin mendor në Melbourne, ku biletat fillojnë nga rreth 1219 euro, ndërsa të ardhurat do t’i dhurohen organizatës bamirëse Lifeline Australia.
