Bota

Bill Gates: Kam pasur dy lidhje jashtëmartesore me ruse, por nuk kanë lidhje me Jeffrey Epstein

Bill Gates u ka kërkuar falje punonjësve të Fondacionit Gates për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein, duke pranuar se ka bërë gabime që kanë dëmtuar imazhin e organizatës filantropike. Megjithatë, ai ka theksuar se nuk ka pasur asnjë rol në krimet e Epstein dhe se nuk ka kryer asgjë të paligjshme.

Në një takim të brendshëm të regjistruar, bashkëthemeluesi i Microsoft pranoi se kishte pasur dy afera me gra ruse, për të cilat Epstein kishte dijeni më vonë, por sqaroi se ato nuk kishin asnjë lidhje me viktimat e financierit të dënuar. Sipas raportimit të The Wall Street Journal, Gates deklaroi: “Nuk bëra asgjë të paligjshme. Nuk pashë asgjë të paligjshme”.

Bill Gates: Kam pasur dy lidhje jashtëmartesore me ruse, por nuk kanë

Ai shtoi se fotografitë e publikuara së fundmi në dosje, ku fytyrat e grave janë të errësuara, janë realizuar me kërkesë të Epstein pas takimeve me asistentet e tij. Gates theksoi se nuk ka kaluar kurrë kohë me viktimat e Epstein dhe e cilësoi si “gabim të madh” faktin që ka mbajtur kontakte me të dhe ka përfshirë drejtues të fondacionit në takime me një person të dënuar për abuzim seksual.

Bill Gates: Kam pasur dy lidhje jashtëmartesore me ruse, por nuk kanë

Gates pranoi se kishte nisur kontaktet me Epstein në vitin 2011, disa vite pasi ai ishte shpallur fajtor në vitin 2008 për shfrytëzimin e një të miture për prostitucion. Ai tha se ishte në dijeni të dënimit me 18 muaj burg, por nuk e kishte verifikuar plotësisht të kaluarën e tij. Sipas deklaratës së tij, ai vazhdoi ta takonte Epstein edhe pasi ish-bashkëshortja e tij, Melinda French Gates, kishte shprehur shqetësime në vitin 2013.

/tiranapost

Të Ngjashme