
Reperi i njohur Bim Bimma, i cili njihet për hitet e tij të ndryshme, së fundmi ka folur rreth një projekti të ri të tij jashtë muzikës.
Ai ka shpalosur të rejat e tij në emisionin “Prive”, ku ka treguar se ka filluar me emision personal para disa javëve ku e ka titulluar ‘’Reprezent’’, që i kushtohet totalisht Hip Hopit.
Ndër te tjera reperi nuk la pa u pyetur edhe për jetën private, ku tregoi për djalin e tij, ndërsa se a është ndarë nga gruaja e tij, reperi tha se çfarëdo që flitet ne opinion mbesin thashetheme, ku ai tha se nuk do flasë asgjë në lidhje me këtë gjë.