Shëndetësi

Birra ndihmon ose përkeqëson gjendjen e kockave, ja ç’thotë studimi

Konsumimi i moderuar i birrës mund të jetë i dobishëm për shëndetin e kockave, veçanërisht tek gratë që janë në fazë të menopauzës.

Sipas një studimi i cili u publikua në ‘America Journal of Clinical Nutrition’, u zbulua se 2400 persona patën një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit të kockave pasi konsumuan rreth dy gota birrë në ditë.

Birra përmban një mineral thelbësor atë të siliciumit, i cili kontribuon në formimin e kockave dhe të indeve lidhëse. Siliciumi ndihmon në rritjen e dendësisë minerale të kockave dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Studimi gjithashtu paralajmëroi se nëse teprohet me konsumimin e birrës, mund të ndikojë negativisht në metabolizimin e mineraleve, duke përkeqësuar shëndetin e kockave.

Të Ngjashme