1
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i Ekipit Negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të reagojë në mënyrë të vendosur ndaj veprimeve të Serbisë, pasi dje Qeveria serbe ka miratuar një projektligj për shpalljen e Kosovës “zonë të veçantë sociale të mbrojtur”.
“Cili është perceptimi i BE-së për fytyrën e vërtetë të Serbisë? Ai që në mënyrë të pabesueshme përpiqet të shfaqet si “konstruktiv” duke deklaruar përkushtimin e tij ndaj procesit apo ai që miraton projektligje të tilla dhe shkel vazhdimisht marrëveshjet dhe cenon integritetin dhe sovranitetin tonë territorial? BE-ja si ndërmjetës duhet të përgjigjet dhe të reagojë në mënyrë të vendosur”, ka shkruar Bislimi në “X”.
Numri dy i Qeverisë ka thënë se Serbisë në mënyrë të vazhdueshme e pengon procesin e dialogut, duke shkelur parimet dhe frymën e marrëveshjeve dhe sipas Bislimit, veprimet e njëpasnjëshme te Serbisë nxjerrin në pah konstruktivitetin e rrejshëm.
“Përmes lëvizjeve të vetë Serbisë në terren, duke përfshirë nxitjen e përshkallëzimeve në 3 vitet e fundit, sulmin në Banjska, sulmet kundër institucioneve tona, inkursionin në territorin tonë dhe rrëmbimin e policëve, barrikadat në veri, MIG-të që fluturojnë pranë kufirit tonë duke vendosur ushtria në gatishmëri të plotë dhe të lartë luftarake dhe tani, me projektligjin e persekutimit të paraqitur dje, konstruktiviteti i tyre i rremë vazhdon të ekspozohet”, ka shtuar tutje Bislimi.
1/7 Serbia continues the obstruction of the dialogue process, violating the principles and spirit of the agreements, lastly, through the persecution bill presented yesterday by their government.https://t.co/nq1Y7xyBUa
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 29, 2024