Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit.
Atje, ditën e nesërme, ai do të marrë pjesë në takimet e radhës të parapara në kuadër të procesit të dialogut. Kanë bërë të ditur nga Zyra e Kryeminisistrit me anë të një njoftimi për media.
Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbajtjen e takimit të ri në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh për datën 17 shtator.
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do e fillojnë ditën me takimet e ndara ma emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak.