Lajme

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se takimi mes tij dhe homologut të vet serb, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian, përfundoi pa ndonjë rezultat, sa i përket ecjes përpara drejt normalizmit të raporteve.

“S’ka rezultate në pikën rreth ecjes përpara në normalizim të raporteve. Serbia po insiston edhe më tutje në implementim të pjesshëm, sipas idesë ‘ne bëjmë diçka ju bëni diçka’”, ka thënë ai pas takimit.

Bislimi megjithatë ka thënë se ka pasur dakoordim për disa tema të tjera.

“Jemi dakorduar të themelojmë një grup punues i cili do të harmonizojë 20 certifikata veterinere të cilat përdoren në kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë dhe poashtu që të kërkohet që trupat e inspektoratit sanitar të vendosën në mënyrë të përhershme në pikën kufitare në Dheun e Bardhë”, tha Bislimi.