Çmimi i Bitcoin u ngjit në afro 65 000 dollarë të shtunën pasi kryetari i Rezervës Federale të SHBA, Jerome Powell, sinjalizoi një ulje të normës së interesit në mbledhjen e ardhshme të bankës qendrore në shtator.
Kriptomonedha më e madhe në botë po tregtohej rreth 64 653 dollarë në orën 18:30 të premten duke arritur një fitim ditor prej 6,8%. Ethereum tregtohej me 2,788 dollarë për një rritje ditore prej 6,2%.
Vlera e tregut të kriptomonedhave qëndroi në 2.27 trilionë dollarë, duke u rritur 5.79% gjatë ditës, sipas CoinMarketCap, një uebsajt digjital për përcjelljen e çmimeve të aseteve.
Kryetari i Fed Powell tha se besimi i tij është rritur se inflacioni është në një rrugë të qëndrueshme kthimi në 2%, duke thënë se “ka ardhur koha” për një rregullim në politikën monetare.
“Drejtimi i udhëtimit është i qartë, dhe koha dhe ritmi i uljes së normave do të varet nga të dhënat hyrëse, perspektiva në zhvillim dhe balanca e rreziqeve,” i tha ai simpoziumit vjetor Jackson Hole.
Kriptomonedhat pwsuan një rënie të madhe në fillim të gushtit, kur frika e recesionit çoi tregjet globale në një rënie të lirë. Vlera e Bitcoin ra në 49 551 dollarë më 5 gusht, por tashmw duket se wshtw rikthyer qwndrueshmwria.
Çmimi më i lartë që është shitur Bitcoin deri tani ishte rreth 69 000 dollarë për një Bitcoin, i arritur më 10 nëntor 2021. Pas këtij kulmi, çmimi ka pasur luhatje dhe ka rënë në nivele të ndryshme.
Bitcoin u krijua nga një individ ose grup i individëve nën pseudonimin Satoshi Nakamoto dhe ka qenë në përdorim që nga viti 2009. Monedha digjitale ka shkaktuar një revolucion në mënyrën si e mendojmë dhe e përdorim paratë dhe teknologjinë.