Shkencë & Teknologji

Bitcoin rikthehet mbi 92 mijë dollarë

Bitcoin ka shënuar rimëkëmbje të fortë në 24 orët e fundit, duke u ngjitur sërish mbi kufirin prej 92 mijë dollarësh, pasi tregjet globale të kriptovalutave panë një rritje të blerjeve dhe optimizëm të ri nga investitorët institucionalë.

Sipas MarketWatc, pas një korrektimi të mprehtë gjatë javëve të fundit, ekspertët vlerësojnë se rritja e çmimit vjen si pasojë e stabilizimit të tregut, uljes së presionit të shitjeve dhe përmirësimit të sentimentit makroekonomik. Analistët financiarë parashikojnë se nëse ritmi aktual vazhdon, Bitcoin mund të synojë sërish zonën e 100 mijë dollarëve në afatin mesatar.

Megjithatë, tregu mbetet i ndjeshëm ndaj vendimeve të bankave qendrore dhe prurjeve të kapitalit spekulativ, ndaj luhatjet e forta mbeten skenar realist për ditët në vijim.

Bitcoin vazhdon të udhëheqë tregun e kripto-aktiveve, me kapitalizimin që forcon pozicionin e tij si aset dominues, pavarësisht dinamikave sfiduese të muajit të fundit.