Bota

Black out në teknologji, ende po punohet për rikthimin e të gjitha sistemeve

CrowdStrike, bëri të ditur se “një numër i konsiderueshëm” i pajisjeve që u ndikuan nga ndërprerja globale e shërbimeve teknologjike, në fund të javës së kaluar, tani janë kthyer online.

Në një postim në rrjetet sociale, kompania tha se po “vazhdon të fokusohet në rikthimin e të gjitha sistemeve”.

Më herët, kompania pranoi se një gabim në përditësimin e të dhënave për sigurinë, ka shkaktuar daljen nga funksioni të sistemit të kompjuterëve Microsoft Ëindoës.

Microsoft vlerësoi se incidenti, i cili përshkruhet si një nga ndërprerjet më të këqija të shërbimeve teknologjike në histori, ka prekur 8.5 milionë kompjuterë në të gjithë botën.

Më të goditurat ishin bizneset, bankat, spitalet dhe linjat ajrore – disa prej të cilave vazhdojnë përpjekjet për rikthimin e plotë në funksion.

“Ne e kuptojmë ndikimin e thellë që kjo ka pasur te të gjithë. E dimë se klientët tanë, partnerët dhe ekipet e tyre të shërbimeve teknologjike po punojnë pa u lodhur dhe ne jemi thellësisht mirënjohës”, tha CrowdStrike.

“Kërkojmë falje për avarinë që është shkaktuar”, shtoi kompania.

Deri në këtë incident, kompania ishte një nga më të besueshmet në industrinë e sigurisë kibernetike.

Sipas ueb-faqes së saj, kompania CroëdStrike ka 29.000 klientë në të gjithë botën, përfshirë disa nga firmat më të mëdha në SHBA.



/tiranapost