1
Legalizimi apo mos legalizimi i mariuanës ka qenë temë debati sonte në emisionin “Pa Protokoll” në Kanal10.
Panelistët janë shprehur pro dhe kundër legalizimit të marihuanës në Kosovë.
Eksperti për trajtimin e varësisë nga substancat narkotike, Safet Blakaj ka thënë se përdorimi i mariuanës nuk mund të ndalohet me ligj.
Sipas tij, mariuana ka dalë jashtë kontrollit moti, e rreziku është qe edhe kokaina të dalë jashtë kontrollit.
“Mariuana është dalë jashtë kontrollit moti, ajo droga tjetër veç është duke dalë prej kontrollit që është kokania. E na tash nuk po und të merremi as me mariuanën që ka dalë jashtë kontrollit, edhe kokaina është afër të dalë jashtë kontrollit”, ka thënë Blakaj. /Gazeta10/