ShowBizzz

Bled Mane ironizon Luizin për çmimet e larta

Bledi Mane ka njoftuar ditën e sotme se do të bëj një festival veror, ku do të ketë shumë të ftuar VIP e këngëtarë që do të performojnë.

Teksa tha se festivali do të zhvillohet si një tur nëpër qytetet e Shqipërisë, Mane njoftoi gjithashtu pjesëmarrjen e ish-banorëve të “Big Brother VIP”, si Armaldo Kllogjeri.

Ndërkohë, sa i përket Luizit, gazetari tha se nuk do të jetë pjesë e festivalit, si rrjedhojë e “çmimeve të larta.”

“Kam shumë dëshirë po kanë ato çmimet e frikshme që festat nuk e përballojnë dot. Ne nuk jemi në Amerikë. Me mik mund të vijë me 20,000 euro, dhe thash më mirë angazhojmë banorët e tjerë.”- u shpreh ai.