ShowBizzz

Bled Mane mbi festivalin veror, ironizon Luizin për cmimet e larta

Bled Mane ka bërë me dije se edhe këtë verë nuk do të mungojnë festivalet verore me shumë të ftuar VIP nëpër qytetet e Shqipërisë.

Gazetari tha se do të marrin pjesë edhe banorët e “Big Brother VIP”, e sakaq nuk e kurseu një koment për çmimet e kripura të performancave të Luizit.

Bledi u shpreh se dëshira e tij nuk mungon, ama nuk mundet të përballojë këto shifra sipas tij të frikshme.

Kam shumë dëshirë po kanë ato çmimet e frikshme që festat nuk e përballojnë dot. Ne nuk jemi në Amerikë. Me mik mund të vijë me 20,000 euro, dhe thash më mirë angazhojmë banorët e tjerë.”- u shpreh ai.