ShowBizzz

Bledi e quan Bucin “Profesor i bullizimit”

Një debat tejet i ashpër ishte zhvilluar sot brenda shtëpisë më të famshme në vend “Big Brother VIP Kosova 2”, mes Bucit e Azemit.

Gjithçka kishte kaluar limitet kur dy banorët filluan t’i komentonin veprimet e njëri-tjetrit përball njerëzve tyre të afërt.

Pas këtij debati opinionisti Bledi Mane iu ka thënë banorëve po bëheni ngajëherë si kopsht i fëmijëve.

Më tutje Mane ka kritikuar edhe lojën e Bucit të cilit i ka thënë “profesor i bullizmit”.

“Mos i lëndo banorët e tjerë në sinqeriteti që kanë treguar, nëse më pyesin për lojën tënde iu thëm që i ka frik gruas”, ka thënë Mane për Yllin.

Mes tjerash Bledi Mane ka kërkuar nga Azemi që mos të tregohet tolerant.

“Nuk duhet të tregohesh tolerant sepse përball ke ujqër që kanë strategji”, është shprehur opinionisti.