Këngëtari Blerando së fundmi ka bërë të ditur se është martuar me afaristen Albulena Krasniqi.
Lajmi për kurorëzimin e tyre ka tërhequr vëmendje, ndërsa çifti duket se po shijon ditët e para pas martesës.
Sipas asaj që është bërë e ditur, ata ndodhen aktualisht për pushime në bregdet. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë zyrtarisht për muajin e mjaltit, shkruan “Kosovarja”.
Blerando është shfaqur së fundmi në Instastory, ku ka ndarë momente nga qëndrimi i tij. Në imazhet e publikuara, ai shihet i buzëqeshur dhe në disponim të mirë gjatë pushimeve.
