ShowBizzz

Blero flet sërish për partneren: Është më e rëndësishmja për mua, dua të kem fëmijë me të

Këngëtari Blero është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara të Big Brother VIP Kosova 2.

Në rrugëtimin e tij në shtëpinë e famshme, autori i “Fotografia” ka folur disa herë për partneren e tij të re, identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar akoma për publikun.

Edhe në një diskutimi të fundit me disa prej banorëve, Blero tha se ajo është më e rëndësishmja për të dhe se planifikon ta kaloj jetën me të.

TS Poll - Loading poll ...

Madje artisti u shpreh se dëshiron që t’i ketë të paktën dy fëmijë me të dashurën e tij aktuale.

“Kur mashkulli ka një punë si time nuk është kurrë rehat, por unë gjithmonë ia kam bërë me dije që ti je më e rëndësishmja për mua, normal është puna, karriera, por ti je me rëndësi, nuk i bëjë gjërat që nuk na konvenojnë as mua as asaj, se nuk i kam bërë as më herët se nuk është natyra ime, por dua ta ekstra sigurojë që nuk i bëjë sepse ajo është më e rëndësishmja për mua, sepse e mendoj jetën me të, unë dua t’i kem dy fëmijë minimum me të”, ka thënë Blero.

Kujtojmë që këngëtari është baba i një vajze, Tara nga martesa e tij me aktoren e njohur, Teuta Krasniqi.