ShowBizzz

Blero harron Afronën, tregon sa të lumtur e bën e dashura e re: Ajo më përmbush

I ftuar në emisionin “Era Verë”, Blero ka folur për herë të parë për lidhjen e re. Blero konfirmoi se është në një lidhje teksa partneren e ka shfaqur disa herë në Instagram, edhe pse duke mos ia zbuluar identitetin.

Këngëtari tregoi se e respekton vendimin e saj për të mos u bërë personazh publik dhe pranoi se është shumë i lumtur dhe i përmbushur.

“Po ja kaloj më së miri në botë. Jam shumë i lumtur. S’po dua të flas shumë për të dashurën time, por jam duke e jetuar jetën me plot energji, me plot dashuri. Ajo nuk është person publik, do privatësi dhe ja respektoj derisa të vendosë të dalë në publik. Ajo më përmbush”, tha ai.



Të Ngjashme