Këngëtari i njohur Blero ka bërë të ditur se sonte në finalen e Big Brother VIP Kosova po mbështet fuqishëm Londrimin.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale votat që ka dërguar për të, duke treguar hapur përkrahjen e tij ndaj finalistit.
Me këtë veprim, Blero i është bashkuar figurave publike që kanë zgjedhur të shprehin publikisht preferencën e tyre në natën më të rëndësishme të spektaklit, shkruan Kosovarja.

