ShowBizzz

Blero pas daljes nga BBVK: Faleminderit për mbështetjen dhe “meme-t”

Blero ka dalë me vetdëshirë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Ndonëse shihej si finalist dhe favorit për të fituar këtë spektakël, javën e kaluar Blero vendosi të tërhiqej nga loja.

Ai menjëherë ka takuar familjen, vajzën dhe të dashurën e tij.

Në një reagim në Instagram, Blero gjithashtu ka gjetur kohë të falendërojë edhe fansat për mbështetjen.

“Përshëndetje të gjithve. Po filloj me fjalën më të bukur që ju takon juve: Faleminderit. Big Brother ka qenë një eksperiencë shumë interesante, një sfidë me veten. Mua mu desh t’i marr ca ditë pushim nga gjithçka dhe m’i kalu me të dashurit e mi. Jam falendërues për gjithë këtë mbështetje që ma keni bërë, për çdo mesazh që e keni dërgu për mu dhe për të gjitha “meme-t”. Shpresoj shumë që nuk iu kam zhgenjy me daljen time, por e kam pasë të domosdoshme. Ju premotj se do të jem më aktiv, si me muzikë, ashtu edhe me rrjetet sociale, për ju. Ju jeni ata që më keni mbajtë në skenë që 20 vite dhe ka ardhë koha me ju shpërbly me plot energji. I juaji, Blero” ka shkruar ai.