Këngëtari Blero Muharremi, po jeton një periudhë të lumtur në jetën e tij personale, pasi pritet të bëhet baba për herë të dytë. Lajmi për zgjerimin e familjes së tij ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe fansave.
Sipas burimeve të emisionit “Prive by Liberta Spahiu”, artisti dhe bashkëshortja e tij, Eronita Karavidaj, janë në pritje të një fëmije. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se çifti pritet të mirëpresë një djalë, duke shënuar një kapitull të ri në jetën e tyre familjare.
Kjo periudhë e re në jetën e këngëtarit vjen vetëm pak muaj pasi ai kurorëzoi dashurinë me Eronitën. Martesa e tij me të shënon një fillim të ri për artistin, pas dy martesave të mëparshme me Afrona Dikën dhe aktoren Teuta Krasniqi.
Blero është tashmë baba i një vajze 15-vjeçare, Tarës, nga lidhja e tij me Teuta Krasniqin. Ardhja në jetë e një djali pritet ta zgjerojë familjen dhe të sjellë edhe më shumë gëzim për këngëtarin i cili para pak muajsh ishte pjese e ‘BBVK’.
Megjithëse vetë artisti nuk ka reaguar ende publikisht për shtatzëninë, burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ata janë shumë të lumtur dhe po e presin me emocion këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre.
