ShowBizzz

Blero thyen rekord në Tik Tok, mbi 260 milion hashtag me emrin e tij

Impakti i “Big Brother VIP Kosova” vazhdon të jetë i madh, e kjo për shkak të zhvillimeve dhe dinamikave të çdo ditshme brenda shtëpisë.

Banorët po luajnë fuqishëm drejtë qëllimit për të shkuar sa më larg në lojë dhe për të qenë fitues të mundshëm.

Disa nga banorët e këtij edicioni, janë shndërruar në personat më të përfolur e më të famshëm të momentit, siç është rasti i Bleros.

Këngëtari, i cili po reziston fuqishëm në lojë, ka bërë që të diskutohet kudo, e shumë nga fjalët e tij të shkojnë në viral, sidomos në Tik Tok.

“Kur nuk t’don familja jote, nuk t’don as kojshia”, është hiti më i madh i momentit gjithëandej rrjeteve sociale.

Aktualisht janë 260.8 milion postime me hashtagun #Blero.