Lajme

Bllokada e Hormuzit, ushtria amerikane tregon çka ndodhë nëse anijet e shkelin vendimin e SHBA

Ushtria amerikane ka dhënë detaje të mëtejshme mbi bllokadën e porteve detare iraniane, që pritet të hyjë në fuqi të hënën.

Ajo tha se do të zbatojë një bllokadë në Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik në lindje të Ngushticës së Hormuzit dhe se do të zbatohet për të gjithë trafikun e anijeve pavarësisht flamurit, sipas Reuters.

“Çdo anije që hyn ose del nga zona e bllokuar pa autorizim i nënshtrohet përgjimit, devijimit dhe kapjes“, thuhet në shënimin që ka parë mediumi ndërkombëtar, përcjell Insajderi.

“Bllokada nuk do të pengojë kalimin neutral të tranzitit përmes Ngushticës së Hormuzit për në ose nga destinacionet jo-iraniane”.

Shkresa për detarët bëri të ditur se anijet neutrale mund të jenë subjekt i kontrollit për të përcaktuar praninë e ngarkesave kontrabandë, duke shtuar se dërgesat humanitare, përfshirë ushqim, furnizime mjekësore dhe mallra të tjera thelbësore, do të lejohen gjithashtu, në varësi të inspektimit.

Të Ngjashme