Lajme

Bllokimin nga serbët me maska e quajti të jashtëligjshëm, Stanos i vjen reagimi nga Vetëvendosje

Ditë më parë serbët me maska bllokuar kufijtë që lidhin me Kosovën. Ata madje ndalun dhe detyruan të kthehet një familje nga Kosova e cila kalonte kufirin mes dy vendeve. Këtë akt skandaloz e kanë dënuar të gjithë krerët e shtetit të Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se liria e tubimeve paqësore, duke respektuar ligjin është thelbësore në çdo demokraci.

Sipas tij, tubimet e 6 shtatorit nuk bëjnë pjesë në këtë kategori.

”Liria e tubimit paqësor, duke respektuar ligjin, është absolutisht thelbësore në çdo demokraci. Megjithatë, personat e maskuar në Serbi, pranë pikave të përbashkëta të kalimit, që bllokojnë trafikun që vjen nga Kosova dhe frikësojnë udhëtarët, nuk bëjnë pjesë në këtë kategori”, tha Stano.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Ai ka thënë BE nuk ka konsekuencë për palën serbe.

Sipas tij, “të jashtëligjshme janë edhe strukturat ilegale serbe në Kosovë, por kur Policia i mbylli ato, BE-ja e kërcënonte Kosovën me masat të reja. Kjo haptazi është qasje e pabarabartë”.

Postimi i plotë:

Serbia bllokon kufijtë me bandita të maskuar me lejen e shtetit, ndërsa BE-ja krejt çka thotë është se bllokimi na paska qenë i paligjshëm. Nuk ka asnjë konsekuencë për palën serbe. Mbyll kufijtë, sulmon me paramilitarë-terroristë një shtet tjetër dhe masat mungojnë.

Të jashtëligjshme janë edhe strukturat ilegale serbe në Kosovë, por kur Policia i mbylli ato, BE-ja e kërcënonte Kosovën me masat të reja. Kjo haptazi është qasje e pabarabartë.