Rruga magjistrale Ferizaj–Gjilan është bllokuar plotësisht për qarkullimin e automjeteve në fshatin Dardani, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe grumbullimit të madh të ujit.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila njofton se situata është krijuar pas reshjeve intensive që kanë përfshirë fshatrat Dardani, Ramjan dhe Zllatar.
“Ju njoftojmë se, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë në fshatrat Dardani, Ramjan dhe Zllatar, rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Dardani, nga sasia e madhe e ujit, është e bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve, deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.
