Partia e Lirisë akuzon forcat operacionale se kanë ushtruar dhunë ndaj Ilir Metës në momentin e arrestimit të tij.
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi thotë se Meta është dhunuar nga një prej tyre, ndërsa shprehet se disa nga anëtarë e operacionales janë të lidhur me bandat e Durrësit.Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi: Kemi evidentuar dy persona me precedent penal, me të kaluar shumë të errët të lidhur me bandat në zonë e Durrësit.
Blushi e cilësoi të dyshimta edhe automjetet që janë përdorur në arrestimin e Metës.
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi: Është ky automjet nga i cili ka dalë edhe njëri nga banditët me kapuç që ka kërcënuar me armë qytetarët që filmonin. Dyshime të arsyeshme janë që kemi të bëjmë me automjet që nuk përdoret nga Policia e Shtetit sepse Policia e Shtetit i ka automjetet të identifikuara.
Duke mos i kursyer akuzat ndaj Policisë së Shtetit dhe drejtësisë, Blushi pati një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi: Nësë Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve që është izoluar, përgjegjësia do të jetë e tij personale. Jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë. Zjarrin që Edi Rama dhe Altin Dumani po i venë vendit do të digjen vetë të dy.Tedi Blushi thotë se për kryetarin e PL, Ilir Meta nuk ka asnjë provë që e implikon atë në korrupsion dhe se arrestimi i tij është bërë me urdhër politik.