Lajme

Bogujevci priti kryetarin e Kamenicës për të diskutuar iniciativa të reja

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ku u diskutuan projektet aktuale dhe iniciativat e reja që synojnë zhvillimin e kulturës dhe turizmit në këtë komunë.

Gjatë takimit, ministrja Bogujevci theksoi gatishmërinë e Ministrisë për të ofruar mbështetje institucionale dhe për të lehtësuar realizimin e projekteve që nxisin rritjen e ofertës kulturore dhe turistike.

Njoftimi:

Bashkë diskutuan për projektet që janë në proces në këtë komunë, si dhe për iniciativat e reja që pritet të nisin në periudhën në vijim, me fokus në zhvillimin e kulturës dhe turizmit lokal.

Ministrja Bogujevci shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen institucionale, ndërsa kryetari Rahimaj theksoi rëndësinë e bashkërendimit me nivelin qendror për realizimin e projekteve me ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm të Kamenicës.

Të Ngjashme