
Pas një bashkëpunimi që rezultoi shumë suksesshëm me këngën ‘’Zemrën ta vodha’’, Luana Vjollca ka bashkuar sërish forcat me Bardhin.
Dyshja po sjellin një tjetër këngë së bashku ndërsa pjesë e saj është edhe reperi Matolale.
Projekti do të vijë i realizuar edhe me videoklip, xhirimet e të cilit si duket janë drejt finalizimit dhe kënga pritet të jetë gati për publikun shumë shpejt.
Luana ka ndarë një foto nga set xhirimi duke na zbuluar një nga pamjet e saj në video dhe duket ZJARR.
Një video e publikuar në TikTok na tregon se na pret një super ritëm dhe “tërmet” siç e kanë qiajtur ata, nga ky bashkëpunim.
Siç thotë edhe teksti nga kjo pjesë e zbuluar, vera do të jetë flakë dhe do të thehen gota nga super ritmi që ka kënga.