ShowBizzz

Bomba! Luana Vjollca një “uragan” në videoklipin e ri me Bardhin dhe Matolale, zbulon një nga skenat

Pas një bashkëpunimi që rezultoi shumë suksesshëm me këngën ‘’Zemrën ta vodha’’, Luana Vjollca ka bashkuar sërish forcat me Bardhin.

Dyshja po sjellin një tjetër këngë së bashku ndërsa pjesë e saj është edhe reperi Matolale.
Projekti do të vijë i realizuar edhe me videoklip, xhirimet e të cilit si duket janë drejt finalizimit dhe kënga pritet të jetë gati për publikun shumë shpejt.

Luana ka ndarë një foto nga set xhirimi duke na zbuluar një nga pamjet e saj në video dhe duket ZJARR.

TS Poll - Loading poll ...

Një video e publikuar në TikTok na tregon se na pret një super ritëm dhe “tërmet” siç e kanë qiajtur ata, nga ky bashkëpunim.

Siç thotë edhe teksti nga kjo pjesë e zbuluar, vera do të jetë flakë dhe do të thehen gota nga super ritmi që ka kënga.