ShowBizzz

Bora Zemani mbyll kapitullin me ‘Për’puthen’, ku do e shohim së shpejti?

Ky sezon i “Pêrputhen” filloi me moderatore Ori Nebijajn, por për arsye se ajo zgjodhi që rrugëtimin e saj ta vazhdonte në politikë, vendin e saj e zuri sërish Bora Zemani.

Mirëpo tashmë që ky sezon i programit të dashurisë mbaroi, Bora Zemani nuk do jetë pjesë e sezonit të ardhshëm.

Si për mbyllje të këtij kapitulli, Bora ka bërë një mesazh “lamtumire” në Instagramin e saj, duke shtuar më pas se do e shohim shumë shpejt por pa dhënë detaje.

Sot mbyllëm sezonin e tretë të ‘Për’Puthen’. Ndoshta duket pak, por kur flet për një emision që je në transmetim 5 apo 6 herë në javë për 3 vite, do të thotë shumë! Ndaj ky program do të mbetet i veçantë për mua gjithmonë pavarësisht lodhjes apo vështirësive që jemi përballur shpeshherë. Forca jonë ka qenë publiku ynë besnik, që e bën programin e përditshëm më të ndjekur, më të klikuar ndonjëherë që në sezonin e parë. E lumtur që jam pjesë e historisë së suksesit të këtij programi që vetëm në kurimin dhe logon e Top Channel mund të arrijë përmasa të tilla! Olsa ia dolëm dhe këtë vit! Mirënjohëse pafund për mbështetjen dhe dashurinë tuaj. Bashkë do të shihemi së shpejti“, tha Bora.



Të Ngjashme