ShowBizzz

Bora Zemani shkëlqeu në dasmën e Elgitit dhe Kleas

Ditën e djeshme (e diel) kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë Elgit Doda dhe Klea Huta.

Çifti, të cilët janë bashkë që shumë vite, organizuan një dasmë madhështore në bregdet në jug të Shqipërisë.

Eventi ka qenë i mbushur me yje dhe personazhe të njohur përfshirë: Bora Zemanin, Donald Veshajn, Romeo Veshajn, Ermal Fejzullahun, Ariana Fejzullahun, Luiz Ejllin, Kiara Titon etj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Një prej çifteve që rrëmbyen vëmendje nuk ka dyshim se kanë qenë edhe Bora Zemani e Donald Veshaj.

Dyshja kanë shkëlqyer të veshur në rozë – moderatorja e njohur me një fustan të gjatë teksa prezantuesi po ashtu zgjodhi një kostum të ngjashëm.

Bora dukjen e kompletoi me një çantë të vogël ngjyrë argjendi duke mos munguar edhe me aksesorë të tillë.

Elgiti dhe Klea përndryshe kanë bashkë një djalë trevjeçar të quajtur, Krid.