Edhe pse fundjava ka pasur prezente reshjet e dëborës, kjo javë parashikohet që në pjesën më të madhe të saj të jetë në mbizotërimin ne motit të qëndrueshëm, duke bërë që dita e sotme dhe dita e nesërme të ketë intervale të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore, kalime të pakta të vranësirave në zonat malore por nuk priten reshje.
Kështu bëri me dije meteorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, duke shtuar se mëngjesin e ditës së sotme temperaturat e ajrit kanë qenë në vlera negative.