LifeStyle

Bota po bëhet gati për ligjin për mos t’iu përgjigjur shefit pas orarit të punës!

Disa  shtete  nëpër botë kanë miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh telefonatave, mesazheve dhe email-eve të punëdhënësve pas orarit zyrtar të punës.

Franca, Kroacia, Protugalia dhe Italia janë disa nga shtetet e para që po ndërmarrin hapa për ta realizuar këtë ligj, pasi pandemia e kovidit shprishi disa balanca me punën nga shtëpia. Belgjika është një prej shteteve që e ka aktiv këtë ligj.

Ligji që po përqafohet nga vende të ndryshme synon të mbështesë punonjësit të jenë më të lumtur e të qetë, duke u dhënë mundësinë ligjore të hedhin në gjyq punëdhënësin nëse i shqetëson, u jep detyra, apo i telefonon jashtë orarit zyrtar të kontratës së firmosur.

Si do të ishte ky ligj në Shqipëri?