FermaVIPShowBizzz

Brenda festës së “Ferma VIP”/ Rrëfehen fermerët dhe të ftuarit special, çfarë ndodhi me marrëdhënien e Buçkos dhe Baby G

Ferma VIP After Party u mbajt mbremjen e djeshme në ambientet e fermës me finalistët, stafin, të ftuar special si dhe  ish-fermerët.

Gazetarja e “Vizioni Pasdites”, Çiljeta Hajdini ka marrë intervistat e para të finalistëve, emocionet e të ftuarve dhe si e kanë parë ish-fermerët rrugëtimin e tyre në fermë apo dhe si e pritën fituesin e “Ferma VIP”, Dijonis Bibën.

Këngëtari Renis Gjoka u shpreh pozitivisht për rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.

“Normalisht që do doja të isha fituesi. Ja kam marrë të gjitha fermës. Të gjitha kanë qenë moment shumë të bukura”, tha Renis Gjoka.

TS Poll - Loading poll ...

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga u shpreh se e kishte marrë malli për familjen si dhe 24 orët pas daljes, finalistja i kaloi me djemtë dhe Albanin, partnerin e saj.

“O zot mora ajër. Mezi pisja të ikja në shtëpi. Me Albanin, me kalamajtë  gjithë ditën. Kam fituar zemrat e publikut”, tha Çiljeta Xhilaga.

Ish-fermerja Xhesika Polo tregoi se e priste Dijonisin si fitues, edhe pse ishte mentorja e Renis Gjokës, kjo pasi këngëtarja e kishte parë pëlqimin e publikut ndaj Dijonisit.

“E prisja që të shpallej fitues Dijonisi, sepse ishte i preferuari i publikut, por nuk dija se si do zhvilloheshin sfidat. Më erdhi keq që nuk fitoi Renisi, por ka bërë një rrugëtim shumë të mirë. Ndihem shumë e lumtur që ka,m marrë pjesë. Albano, Ditea, Flori, Çiljeta , Renisi do jenë miqtë e mi pas ferme”, tha Xhesika.

Gledis Gegaj i njohur si Buçko foli rreth marrëdhënies së tij me Baby G ku u shpreh se vayhdon t’a ketë shoqe. Më parë Buçko ka shprehur pëlqim për këngëtaren.

“E kam shoqe siç e kam pasur brenda në fermë. Këtu kam kaluar shumë mirë me të gjithë”, deklaroi Buçko.

Ish-fermerja, Artemisa Kusi tregoi se nuk ka hatërmbetje me asnjë fermerë.

“Me thënë të drejtën gjërat që kanë ndodhur në fermë i kam lënë aty. Nuk kam hatër,mbetje me asnjë”, shtoi Artemisa

I ftuari, stilisti Niko Komani u shpreh se e priste Dijonisin si fitues të “Ferma VIP”, edhe pse do të dëshironte mikeshën e tij të ngushtë, Ditea Berishën.

“E prisja Dijonisin fitues. Rikthimi i tij ishte zgjedhje shumë e mirë. Isha midis Diteas dhe Florit”, tha Niko Komani.

Këngëtarja Rozana Radi, e cila hyri në fermë me misionin e hajmalisë, tregoi se dhe me aq pak ditë  e ka shijuar si eksperiencë.

“E kam shijuar shumë si eksperiencë. Është nga kompeticionet më të mira që kam marrë pjesë. Është një reality që do i vlente çdo artisti”, deklaroi Rozana Radi.

Finalja e madhe e “Ferma VIP” u mbajt në 12 qershor, ku fitues u shpall Dijonis Biba. /vizionplus.tv