Lajme

Breshër, reshje shiu dhe dëbore! Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotne vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i qarkullimit ciklonar shoqëruar me masa ajrore të lagështa.

Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e para të ditës dhe pas mesditës mot me kthjellime. Reshjet e shiu do të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veri, pjesërisht në qendër dhe jug reshje me intensitet deri të lartë.

Reshjet parashikohet të jenë prezente deri gjatë orëve të mëngjesit ndërsa gradualisht humbasin intensitet dhe lokalizohen në lindje të territorit në formën e shtrëngatave lokale. Reshje dëbore me intensitet të ulët në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje në lartësitë mbi 1,100m.

Mjegull/ mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim- juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në male era fiton shpejtësi 12-17m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 6/16

Kukës 4/13

Lezhë 7/16

Dibër 4/14

Durrës 12/19

Tiranë 12/18

Elbasan 11/18

Berat 8/19

Vlorë 10/19

Korcë 4/13

Gjirokastër 7/17

Sarandë 12/19