ShowBizzz

“Brikena nga Manastiri nuk erdhi” – Virale pamjet e nxehta me Meritonin, a po flet inati i Ilnisës?

Dalja e Ilnisa Agollit në “Fan Club” këtë të diel ka ndezur një debat të gjerë në rrjet, jo vetëm për gjuhën e zgjedhur, por sidomos për arsyet e fshehta që mund të motivojnë deklaratat e saj.

Gjatë analizës së saj për dinamikat e shtëpisë, ajo nuk i ka kursyer ironitë, duke e krahasuar ambientin me një klinikë dentare dhe Brikenën me një “dhëmballë të dëmtuar” që refuzon afrimitetin e Mateos. Por ajo që ka ngritur më shumë vetullat ishte deklarata e saj therëse se Brikena nuk vjen nga manastiri, duke ironizuar reagimet e saj mbrojtëse sikur t’i ishte cënuar virgjëria. Kjo qasje tejet e ashpër nga ana e opinionistes nuk ka kaluar pa u skanuar nga ndjekësit e vëmendshëm, të cilët kanë nxjerrë në dritë një tjetër prapaskenë që po bën xhiron e rrjetit.

E kaluara mediatike duket se i ka kryqëzuar rrugët e këtyre dy vajzave shumë kohë përpara këtij edicioni, dhe lidhja është pikërisht Meritoni. Aktualisht, në TikTok po qarkullojnë me shpejtësi pamje nga programi ku Brikena bëri debutimin e saj në ekran. Në ato video, të cilat i përkasin vitit të shkuar, ajo shfaqet në skena mjaft të afërta dhe provokuese pikërisht me Meritonin, ish-partnerin e Ilnisës në programin ‘Supernova’.

Për një pjesë të madhe të publikut dhe komentuesve aktivë, ky detaj nuk është aspak një rastësi e parëndësishme.

Në sytë e shumëkujt, ky reagim i Ilnisës po interpretohet përtej kornizave të një analize racionale të lojës. Rrjeti po zien nga aludimet se ashpërsia e saj derivon pikërisht nga një inat i akumuluar apo xhelozi e pashprehur, e lidhur ngushtë me ato pamje të së shkuarës mes Brikenës dhe Meritonit. Se sa ndikon vërtet ky detaj personal në opinionet e saj sot mbetet e hapur për diskutim, por një gjë është e qartë: në botën e televizionit rrjeti nuk harron asgjë, dhe kjo dramë sapo ka marrë një dimension krejtësisht tjetër. /Prive

@mekast2.0 She’s mad ♬ original sound – mekast2.0

Të Ngjashme