DJ Gimbo dhe Selin Bollati u martuan në kuadër të lojës në Big Brother VIP Albania 5.
Dasma ka nisur dhe është krijuar një atmosferë e mrekullueshme nën interpretimin e Artjola Toskës.
Megjithatë, në fillim në një moment mori vëmendje banorja tjetër Brikena Selmani.

Derisa dyshja po bënin vallëzimin e parë si çift, ajo u pa me lot në sy, gjë që nuk pritej.
Ndonëse nuk dihet arsyeja se përse modelja nga Kosova shihej e mërzitur.
Foto: YouTube
Sidoqoftë, brenda po përjeton një marrëdhënie të komplikuar me Mateo Borrin.
Ndonëse banori i ka shprehur pëlqim, ajo po heziton të ndërtojë diçka më shumë me të. /Telegrafi/
