ShowBizzz

Britney Spears thotë se ish-burri ishte spiun i paguar nga babai i saj

Pas divorcit me Sam Asghari, këngëtarja e famshme, Britney Spears duhet të përballet sërish me frikën e babait të saj.

Sipas një raporti të DailyMail, ylli i muzikës beson se ish-burri po punonte fshehurazi me babanë e saj, duke i dhënë atij informacione që do ta ndihmonin të merrte kujdestarinë e saj.

“Brittney ka arsye të besojë se Sam ka punuar fshehurazi me babanë e saj, Xhemi, që nga fillimi i lidhjes së tyre ”, tha një burim i afërt i këngëtares.

Sipas Daily Mail, Spears beson se ish-Sam Asghari po “punonte fshehurazi” me babanë e saj Jamie Spears, për t’i dhënë atij informacione për jetën e saj, që e ndihmuan ta mbante të mbyllur.

TS Poll - Loading poll ...

“Sam do t’i jepte Xhemit informacione që do ta ndihmonin ta mbante atë të mbyllur. Në këmbim, Sam kishte akses tek ajo dhe paratë e saj. Britney tani ndihet sikur Sam po e tradhtonte gjatë gjithë kohës ”, shtoi i njëjti burim.