ShowBizzz

Britney Spears thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Sam Asghari: Jam pak e tronditur

Britney Spears është ‘pak e tronditur’ pas lajmeve për ndarjen e saj nga bashkëshorti Sam Asghari.

Këngëtarja e “Toxic” ka folur për herë të parë në Instagram për ndarjen e tyre, duke thënë se ‘nuk është punë e askujt, por që nuk mund ta durojë më dhimbjen’.

“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesam nuk jemi më bashkë. Gjashtë vjet, është një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur”, tha Spears.

“Nuk jam këtu për të shpjeguar pse, sepse sinqerisht nuk është punë e askujt! Por, sinqerisht nuk e durova dot më dhimbjen”, shtoi këngëtarja.

“Në një lloj mënyre, kam marrë shumë mesazhe që më kanë shkrirë zemrën”, thekson tutje ajo.

“Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por (për) disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia! Kështu që unë do të jem aq e fortë sa mundem dhe do të bëj më të mirën!!! Dhe në të vërtetë po bëj shumë mirë!!! Gjithsesi kalofshi një ditë të mbarë dhe mos harroni të buzëqeshni”, përfundon biondja.

Ata u divorcuan pas një viti martesë, gjersa u fejuan në shtator të vitit.