Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha sot se ruajtja e Kosovës dhe Metohisë brenda Serbisë është pika e parë në listën e planit 10-pikësh të Partisë Progresive Serbe.
“Plani 10-pikësh është premtimi ynë – çfarë ende duam të bëjmë deri në vitin 2027 në 10 pika. Nga pika e parë dhe ruajtja e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”, tha Brnabiç për K1. Sipas saj në krye të listës është drejtimi i një politike të jashtme të pavarur, e udhëhequr nga një Serbi e pavarur, e cila e vetme vendos për të ardhmen e saj.
Brnabiç shtoi se plani parashikon një qeveri që do ta bëjë populli me votat e tyre, siç ishte që nga viti 2012, dhe jo deri në vitin 2012 kur u bë nga ambasadorët e huaj.
“Kështu ka qenë deri në vitin 2012, gjithçka ka ndryshuar. Nga viti 2012 duam që populli i Serbisë të vendosë dhe të pajtohemi me popullin tonë, e jo me disa zyrtarë të tjerë të huaj dhe njerëz të fuqishëm”, tha kryeministrja serbe.
Ajo shtoi se një nga pikat e planit është neutraliteti ushtarak.
Ruajtja e neutralitetit tonë ushtarak, forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve tona të sigurisë, i ushtrisë sonë, por edhe i të gjitha shërbimeve të sigurisë”, theksoi Brnabiç.
NewsBomb