Santiana Maloku dhe Ylli Dervishi tashmë janë distancuar nga njëri-tjetri.
Ndonëse ishin miq të mirë, ka qenë Buci së fundmi që u largua nga bukuroshja gjakovare për shkak se ia kërkoi e fejuara e tij, Verona.
Ata kanë bërë një bisedë, ku Buci kërkoi nga Santiana t’i tregonte se përse ishte e mërzitur kur doli nga dhoma e rrëfimeve.
Pjesë nga biseda e tyre:
Santiana Maloku: Nuk duhet të tregohet se çfarë flitet në dhomën e rrëfimit, unë akoma jam e mërzitur. A po ki dëshirë të më shohësh të mërzitur.
Ylli Dervishi: Për çfarë je e mërzitur?.
Santiana Maloku: E di ti shumë mirë përse je mërzitur. Për çka të sqarohem, kur unë edhe ti kemi ndejt gjithë kohën së bashku se kemi qenë shokë. Ti je ai që ua ke hap gojën të gjithëve për me më sulmu mua.
Ylli Dervishi: Unë jam tradhtari?
Santiana Maloku: Unë jam viktima. Unë jam njeri që kur mësohem të rri me dikë, unë rri. Edhe unë jam mësuar të rri me ty se të kam konsideruar shok. Nuk jam unë si ti.