FermaVIPShowBizzz

Buçko tregon jetesën në Itali: Më ka gjetur policia ‘cull’ i fikur 

Buçko teksa po bisedonte me fermerët tregoi një ngjarje që i ndodhi kur u transferua në qytezën ku ai jeton tani.

Siç tregoi, ai harroi një nate të mbyllte derën e shtëpisë dhe komshinjtë të alarmuar telefonuan policinë, pasi menduan se mund të ketë ndodhur një grabitje.

Por një nga oficerët e njohu Gledisin dhe situata u sqarua.

TS Poll - Loading poll ...

“Kur hyri policia në shtëpi më gjeti “cull” i fikur. Isha ende në gjumë dhe po dëgjoja zëra mendova se isha në ëndërr, por pastaj mendova se do të jetë pronari. Kur u zgjova shoh 3-4 policë aty. I kishin telefonuar fqinjët sepse harrova derën hapur, menduan se ka ndodhur vjedhje. Por një nga policët më njohu dhe tha: Ti je ai djali që është zhvendosur tani”, tregoi Gledisi. /vizionplus.tv

Subscribe