Lajme

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Hulmutuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku ka thënë se nga sot, brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti i vendit, atëherë shkohet në zgjedhje.

Ai ka thënë se nga sot ka nisur rrjedha e afatit kushtetues që presidenti të zgjidhet brenda 60 ditëve.

“Nëse Kuvendi i Kosovës brenda 60 ditëve nuk zgjedh presidentin vendit, atëherë shkohet në zgjedhje. Nga sot ka filluar rrjedhja e afatit kohor dhe nëse ky afat shkelet për cfardo arsye, shkohet në zgjedhje”, ka thënë Bugaqku në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka komentuar edhe kërkesën e LVV-së drejtuar Gjykatës Kushtetutese për pezullim të rrjedhjes së afatit për zgjedhjen e presidentit.

“Kjo situatë varet nëse GJK vendos masë të përkohshme dhe e vendosjet atëher i bie që pezullohen afatet”, ka thënë ai.

Të Ngjashme