Lajme

Bulliqi nderon Zhitinë dhe Fazliun: Trashëgimi që frymëzon dhe obligon të vazhdojmë rrugën e zhvillimit të Kosovës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu ka bërë homazhe për nder të jetës dhe sakrificës së tyre në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Bulliqi ka thënë se sakrifica e Zhitisë dhe Fazliut kujton një trashëgimi që frymëzon dhe obligon të vazhdon rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës.

“Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, bëmë homazhe për nder të jetës dhe sakrificës së tyre në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Me respekt kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e Afrimit dhe Fahriut, një trashëgimi që na frymëzon dhe na obligon të vazhdojmë rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./teve1.info/