Analisti politik Blerim Burjani e ka cilësuar si kundërkushtetues kushtëzimin e votës për zgjedhjen e Presidentit me votën për nënkryetarët dhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nga radhët e opozitës.
Sipas tij, procedurat kushtetuese nuk duhet të varen nga marrëveshjet politike apo nga fakti nëse një subjekt ia jep votën një partie tjetër për Presidentin.
Burjani vlerëson se një kushtëzim i tillë është i papranueshëm dhe i dëmshëm, pasi po pengon konstituimin e Kuvendit dhe zbatimin e Kushtetutës. Ai thekson se situata politike po bëhet gjithnjë e më e qartë dhe po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Postimi i plote:
Kushtëzimi i votës për zgjedhjen e Presidentit nga VV me votën për nënkryetarët e Kuvendit dhe për anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nga radhët e opozitës, është veprim kundërkushtetues. Procedura kushtetuese nuk duhet të kushtëzohet nga politika, e aq më pak nga fakti nëse një parti ia jep apo jo votën një partie tjetër per president.
Kushtëzimi është çështje politike por ne kete situate e pa pranushme e demshme dhe kunder konstituimit te Kuvendit, por ai nuk duhet të shërbejë si arsye për të penguar ose kundërshtuar zbatimin e Kushtetutës së vendit. Situata po qartësohet gjithnjë e më shumë dhe po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
